MENU
klinika

Botërori 2022

Kroacia vuan shumë për të kaluar në çerekfinale

05.12.2022 - 20:04

Kroacia është çerekfinalistja e radhës e Botërorit të Katarit, teksa eliminoi Japonisë vetëm pas gjuajtjes së penalltive, me sfidën që përfundoi në barazim 1-1 pas 120 minutave lojë.

Ndeshja nisi më mirë për kroatët, teksa patën një rast shumë të mirë me Perisic, por më pas japonezët ekuilibruan gjithçka. Raste sporadike nga të dyja skuadrat, me ballkanasit disi më të rrezikshëm.

Megjithatë, janë aziatikët që ndëshkojnë në minutën e 43-të me Meada-n. Pas një rrëmuje në zonë, topi shkon te sulmuesi japonez, që shumë pranë portës nuk fal për 1-0.

E dyta nis menjëherë në iniciativat e Kroacisë, por që gjithsesi, mungojnë gjuajtje në drejtim të portës, ndërsa japonezët presin kundërsulmin perfekt. Nuk ndodh kjo, janë kroatë që shënojnë në minutën e 56-të me Perisic, teksa me kokë gjen cepin e portës dhe 1-1.

Të besuarit e Dalic marrin zemër dhe krijojnë edhe dy mundësi të mira shënimi, me Modric dhe Budimir. Pastaj ritmi bie ndjeshëm, me sulme të pakta nga kroatët, ndërsa asnjë rast për japonezët.

Për pasojë, sfida shkon në shtesë, e para në këtë Botëror. Dy periodat me nga 15 minuta sjellin vetëm dy raste pë secilën skuadër, por jo gol. Skuadrat iu drejtuan penalltive, ku Japonia gaboi 3 herë, ndërsa Kroacia vetëm njëherë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN