Brazili likuidon Korenë e Jugut për 36 minuta dhe kualifikohet në çerekfinale, teksa do të përballet me Kroacinë. Seleçao fitoi bindshëm 4-1, duke mos e vënë në asnjë moment suksesin, madje fitorja mund të kishte qenë edhe më e thellë.
Brazili e nis me furi ndeshjen dhe goli i parë nuk do të vononte, Vinicius me qetësi mposht gjithë mbrojtjen koreane, përfshi portierin. Goli i parë i sulmuesit brazialian në këtë Botëror. Korea tenton të surprizojë me goditjet nga larg, por Allison i thotë “jo” golit.
Pas pak minutash ka penallti, ndërhyrje gabuar ndaj Richarlison. Nga pika e bardhë Neymar nuk fal, goli i parë edhe për të. Brazili vijon dominimin dhe është i rrezikshëm në çdo aksion.
Richarlison shënon golin e tretë të sfidës në minutën e 29-të dhe të tretin në këtë Kupë Bote. Seleçao nuk ndalet dhe në 36’ vjen edhe goli katërt me autor Paqueta. Të besuarit mund të kishin shënuar edhe dy gola të tjerë në fraksionin e parë.
E dyta nis sërish në sulm për Brazilin, që kërkon të tjerë gola, ndërsa koreanët duan golin e nderit, por nuk është i këtij mendimi Allison, që sërish shpëton portën.
Pasi priti edhe një gol të tretë, portieri barazilian mposhtet në minutën e 76-të. Seung-Ho godet fort, topi devijohet pak dhe përfundon në rrjetë, Korea realizon golin e nderit. Në fund Dani Alves tenton një supergol me gërshërë, por pret portieri korean. Pas katër minutash shtesë mbyllet 4-1.