MENU
klinika

Reagon ministrja Hoxha

‘BE nuk është në gjendje të mbajë premtimin për vizat’

04.12.2018 - 12:22

Komisioni Evropian konfirmoi përmbushjen e kritereve nga Kosova dhe nuk ka rezultate, madje pa shpjegime të arsyeshme pse BE nuk është në gjendje të mbajë premtimin e saj dhe të respektojë rregullat dhe procedurat e veta.

Kështu tha ministrja kosovare e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën organizimin e “Friends of Europe”, me temën “BE-Ballkani Perëndimor: Zgjerimi, integrimi dhe sfidat e transformimit”.

'BE nuk është në gjendje të mbajë premtimin për vizat' konica.al

Për 20 vjet ne besuam se institucionet e BE-së do të bëjnë gjithçka që munden për të mbajtur perspektivën evropiane të vendit tonë, si për të gjithë rajonin, dinamik, konkret dhe të arritshëm, por kjo duket e pamundur në këtë fazë dhe mund të imagjinoni se sa dëshpëruese është kjo për qytetarët tanë”, tha Hoxha.

Ajo shprehu brengën që Kosova është i vetmi vend i izoluar në Ballkanin Perëndimor, duke pasur vetëm MSA-në e nënshkruar, duke vënë në dukje gjasat e vogla që Kosova së shpejti të ketë një perspektivë evropiane.

Kosova po bën gjithçka për të përmbushur standardet, parimet dhe vlerat e BE, megjithatë duket sikur po i afrohemi BE-së, e ajo po ikë prej nesh”, potencoi Hoxha, duke vënë në dukje rreziqet nga politika agresive globale për të ndikuar me agjendat e veta në rajon por edhe kapacitetet e Ballkanit perëndimor për t’i rezistuar atij ndikimi. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!