Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës dhe mosheqja dorë nga taksa mbi prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë, “do të kenë pasoja katastrofike” nëse “dikush nuk e vetëdijeson Prishtinën sa më shpejt që është e mundur”.
Vuçiç paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë.
Kosova u ka vënë taksë 100 për qind prodhimeve të imporrtuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.
Po ashtu, ai tha se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është në përputhje as me Kushtetutën e Kosovës dhe e çon rajonin në shkallën më të lartë të rrezikut. /Konica.al/