Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij para protestuesve u ka uruar mirëseradhjen liderëve evropianë që marrin pjesë në samit.
Sipas Berishës, samiti është një mbështetje e madhe për shqiptarët
“Mbi ngjarjen më të pakufijshme, ju uroj me gjithë zemër mirëseardhjen më të larte liderëve europian. Është e rëndësishme që t’u shprehim atyre mirënjohjen tonë të pakufijshme, solidaritetin tonë për ndihmën që kanë dhënë në kaq dekada.
Samiti është një mbështetje e madhe për shqiptarët. Ky samit është mbështetje për Partinë Demokratike, që ulërret për vlerat evropiane që e do Shqipërinë si Evropa.
Tre dekada më parë ne nisëm rrugën e demokracisë drejt Bashkimit Evropian. Bujaria e kombeve dhe vendeve të huaja ka qenë e madhe. Falenderim për fondet që na kanë dhënë ndër vite”, ka thënë Berisha.