Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se është koha që opozita të organizohet jo më me fjalë, por me vepra.
Meta ka paralajmëruar se ka ardhur momenti që t’i tregohet vendin kriminelit dhe mafiozit, duke iu referuar Ramës.
“Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin ta bëja këtë gjë para jush disa javë më parë, por sot besoj se është shuam e qartë:
Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës ë veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin, pjellës më bastarde të kësaj toke, që organizoi sot në ditën e Samitit evropian, një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar.
Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik që e ndjen sot çdo familje shqiptare, përmes instalimit të nj regjimi mafioz.
Prandaj, të gjithë me poezinë e Havzi Nelës “Liri a vdekje”, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz! Përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve dhe liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës!”, tha Meta.