MENU
klinika

"Aktet e dhunës s’janë të mira"

Grushti drejt Berishës në protestë, flet Balluku: Shpresojmë të jetë mirë me shëndet

06.12.2022 - 14:49

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku teksa ka folur për marrëveshjet e nënshkruara në samitin e BE është pyetur nga gazetarja për dhunën ndaj Sali Berishës në protestë.

Balluku u shpreh se nuk kishte informacion, por tha që shpresonte që Berisha të ishte mirë.

“Nuk e kam informacionin, kam qenë një një konferencë. Aktet e dhunës nuk janë të mira që të ndodhin. Shpresoj që zoti Berisha të jetë mirë me shëndet dhe mos ketë impaktuar protestën e opozitës.

Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë lloj ngjarjej tjetër. Ky samit e ka ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër” tha Balluku ndër të tjera për “Abc news”.