MENU
klinika

“Akt i përgatitur nga Rama dhe Çuçi"

Berisha flet për agresorin: Me probleme psiqike, por u lirua nga klinika!

06.12.2022 - 16:33

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se kanë porositur agresorin Gert Shehu për të goditur me grusht liderin e opozitës.

Në një konferencë për mediat, Sali Berisha tha se menjëherë pas ngjarjes, zyra e Endri Fugës lëshoi një dokument mjekësor që vërteton se Shehu është me probleme psiqike.

Sipas liderit të PD-së, kjo shkresë nuk përmban asnjë datë, ndaj hedh dyshime mbi vërtetësinë e saj. Berisha shton se në 2022, Shehu ka rinovuar patentën, që një person psiqik nuk mund ta bëjë.

Berisha: Këtu thuhet, vërtetim mjekësor për t’u përdorur kudo që t’i nevojitet. Ky vërtetim mjekësor nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë, thotë se ky mund të jetë i vitit 2018, pasi thotë u paraqit në klinikën tonë më 10 janar, 2018. Shumë i çuditshëm. Episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të çohet me urgjencën psikiatrike. Pas vizitës, u kthye në shtëpi. Qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar, për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes. Tani mund t’u them një gjë tjetër.

Ky i sëmuri kriminal, ka marrë rinovim patente në vitin 2022. Si i sëmurë psiqik nuk mund të merrte kurrë patentën. Pra, ky është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Agresori është një me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë. I ka shërbyer policisë kriminale, rrjeteve të trafikantëve në besimtarët e xhamisë.

Ai u paraqit sepse zbatoi porositë e një vëllau mysliman. Është i regjistruar kur thotë se zbatoi porosinë e një vllau mysliman. Në fakt zbatoi porosinë e një vllau të pafe, dhe ministrin të tij të familjes, Bledi Çuçi.