MENU
klinika

Mesazhi i Edi Ramës

Lideri i opozitës u godit me grusht gjatë protestës, reagon kryeministri

06.12.2022 - 16:45

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme pas goditjes me grusht që iu bë kryedemokratit, Sali Berisha nga një 31 vjeçarit, Gerti Shehu.

Rama shkruan në mesazhin e tij se akti i dhunës është i patolerueshëm. Më tej kryeministri thekson se kushdo që do përdorë këtë dhunën do përballet me të gjithë forcën e ligjit.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në mesazhin e Ramës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje"

Sulmi ndaj Berishës, reagon Basha