06.12.2022 - 17:12
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dënuar sulmin me grusht ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës së zhvilluar sot në mesditë.
Në reagimin e saj, Nikolla tha se dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ajo bën thirrje që dhunuesi duhet të marrë dënimin e merituar nga ligji.
“Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Prandaj inkurajoj organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të deputetit!”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.