Tirana ka fituar Superkupën e Shqipërisë, pas triumfit 3-2 ndaj Vllaznisë, në Air Albania. Takimi nis zjarr për shkodranët, që tregojnë dëshirë të madhe që në fillim. Një aksion perfekt i të besuarve të Mirel Josës përfundon në gol në minutën e shtatë, falë gjuajtjes së bukur të Esat Malës me të majtën.
Bardheblutë nuk do demoralizoheshin aspak dhe do mundnin të futeshin përsëri në lojë. Do ishte Patrick që me një lëvizje akrobatike do arrinte të dërgonte topin pas shpinë së portierit kundërshtar, në fundi ne fraksionit.
Vllaznia humbet një top në mesfushë dhe djemtë e Orges Shehit përfitojnë mjaft mirë për të finalizuar përmbysjen e madhe. Nga fare pranë zonës, Hasani nuk mund të gabonte.
Golat nuk kishin të sosur pasi në fundin e takimit do vendoseshin ekuilibrat nga Latifi me penallti. Për t’i dhënë trofeun e 12-të të Superkupës së Shqipërisë ekipit nga kryeqyteti mendoi Xhixha në limite.