08.12.2022 - 13:53
Në portin e Durrësit ka nisur sot shitja e apartamenteve pa nisur ndërtimet në terren.
Në zyrën e shitjeve, këtë mëngjes ka nisur shitja në ajër me çmime të ngjashme me ato të zonave më të kërkuara në Tiranë. Një garsoniere me sipërfaqe 63-64 metër katrorë, ende e pandërtuar nis me çmimin 110 mijë euro, ndërsa apartamentet më të mëdha shiten në vlerën e 1.2 milionë eurove.
Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se agjentët e kompanisë thonë se brenda 3 muajve të ardhshëm do të merret leja dhe do të nisin punimet.
Projekti është cilësuar si afera korruptive më e madhe e 30 viteve të fundit.