Parlamenti zviceran ka miratuar sot me 129 vota pro dhe 52 kundër marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë.
Marrëveshja e firmosur në Tiranë më 18 shkurt 2022 nga ministri i Brendshëm i Zvicrës, Alain Berset, ju paraqit Parlamentit në gusht të këtij viti.
Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Ministrja Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë me dije lajmin e mirë dhe ka sqaruar se një marrëveshje e tillë pritet të nënshkruhet shumë shpejt edhe me Italinë.
Postimi i plotë:
LAJM I MIRË
Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti✅
Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike. 🇦🇱🤝🇨🇭
***Kryeministrja 🇮🇹 Giorgia Meloni gjatë takimit me Kryeministrin Rama, dy ditë më parë në Tiranë tha se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë