Kreu i PD Sali Berisha, ka marrë pjesë në promovimin e librit të shkrimtarit Besnik Mustafaj, titulluar ‘Midis Krimeve dhe mirazheve’.
Berisha u shpreh se është një libër madhështor, ndërsa ka kujtuar edhe lëvzijven e studentëve të dhjetor, duke vlerësuar rëndësinë e saj historike.
Po ashtu Berisha është ndalur edhe tek largimi i të rinjve duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.
“Këto shtatë vite është të lëmë Shqipërinë për Europën dhe nuk ka më fatale se kjo. Kjo është e vërteta. Mbi 500 mijë shqiptarë që janë larguar janë të rinj dhe fëmijë. Kjo është të vrasim Shqipërinë për Europën, por Europa nuk e kërkon kurrë këtë. Kjo është një emergjencë e jashtëzakonshme për ne. Kjo ndodh për shkak të politikave të kalkuluar të kushteve të kalkuluar për largimin e shqiptarëve”, tha Berisha.