08.12.2022 - 20:00
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
Me anë të një postimi në Twitter, kjo ministri sqaron se nuk mund të japë detaje në lidhje me emrin që do ta zëvendësojë ambasadoren Kim.
“Konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, shkruhet në postim.
Kujtojmë se Ambasadorja Yuri Kim ka nisur detyrën në vendin tonë në janar të vitit 2020, ndërsa mandati i ambasadorëve të SHBA është 3 vjeçar.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ambasadorja e SHBA flet për lajmet mbi COVID-19
“Ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vite më parë, janë duke…”
"Berisha dhe organizatorët nuk u distancuan nga dhuna"
‘Zëri i Amerikës’: PD u rrethua si skenë krimi!
Mesazhi i fortë i ambasadores Kim