MENU
klinika

Modelet ndezin duelin

Kroaci-Brazil, sfidë jo vetëm në fushë…

08.12.2022 - 22:55

Kroaci-Brazil nuk do të jetë një duel vetëm në fushën e lojës, por edhe në tribunë. Ivana Knoll, ish-miss Kroacia e cila është bërë shumë e famshme në këtë Kupë Bote, për shkak të veshjes së saj ekstravagante në stadiumet e Katarit, duket se ka gjetur rivalen e denjë në Botëror.

Bëhet fjalë për supermodelen braziliane Izabel Goulart, e cila u fotografua në shkallët e stadiumit gjatë fitores 4-1 të Brazilit ndaj Koresë së Jugut.

38-vjeçarja, e fejuar me portierin gjerman Kevin Trapp, kishte zgjedhur një kostum të verdhë shumë seksi për të mbështetur djemtë e “Seleçaos”, por edhe për të sfiduar modelen kroate për titullin e tifozes më seksi të këtij Botërori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

Në çerekfinale, Brazili do të përballet pikërisht me Kroacinë dhe parashikohet një ndeshje e fortë jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”