MENU
klinika

10-vjetori i Pianodromit

Yjet e muzikës shqiptare në koncertin gala

09.12.2022 - 13:04

Pianodromi rikthehet ditën e hënë, më 12 dhjetor, në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me një koncert me perla të muzikës botërore e shqiptare. Ky koncert special vjen në kuadër të përvjetorit të dhjetë të festivalit të muzikës sinfonike “Pianodrom”.

Themeluesi dhe producenti i festivalit, kompozitori i mirënjohur Aleksandër Peçi, tha se në këtë festival luajnë emra të mëdhenj të artit shqiptar, profesorë e padagogë të Universitetit të Arteve.

Programi i këtij koncerti-gala parashikon interpretimet e emrave të afirmuar të skenës dhe Universitetit të Arteve, por edhe të të rinjve virtuozë.

Në 10-vjetorin e Pianodromit do të interpretojnë violoncelisti Astrit Selita, klarinetisti dhe pedagogu Fatos Qerimaj, pianistet e pedagoget Kristina Petrollari e Rudina Ciko, violoncelistja Dorina Laro, sopranoja Ulpiana Aliaj, pianistët Igli Rapaj e Laura Lila, violinisti Dejon Bendaj dhe pianistja Megi Gjura.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale