MENU
klinika

Pritet të zëvendësojë ambasadoren Kim

Kush është David Kostelancik, njohës perfeksionist i gjuhës shqipe

09.12.2022 - 18:47

Ditën e djeshme u bë e ditur se me përfundimin e mandatit të ambasadores amerikane të SHBA-së, Yuri Kim kanë filluar procedurat për zëvendësimin e saj.

David J. Kostelancik pritet të emërohet ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Kostelancik është diplomat i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër.

Ai ka filluar të shërbejë si këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021.

Kostelancik më parë ka qenë Zëvendës Shef i Misionit, dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Budapest, në Hungari, ku ofroi udhëheqje dhe udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash.

Pritet të zëvendësojë ambasadoren Kim/ Kush është

David Kostelancik ndër të tjera ka qenë i emëruar në Departamentin e Shtetit Amerikanë si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore –Qendore. Ai ka shërbyer si Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Gjithashtu ka qenë Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.

Më herët, në karrierën e tij ka shërbyer dy herë në Ambasadën e SHBA-së në Moskë.

Detyra të tjera në të cilat Kostelancik është përfshirë janë Misioni i SHBA në OSBE dhe Misioni i SHBA në NATO, duke u fokusuar dhe në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Turqi.

Ai ka shërbyer gjithashtu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqëndruar në marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore.

Pritet të zëvendësojë ambasadoren Kim/ Kush është

Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern në Matematikë dhe Shkenca Politike,

Gjithashtu është diplomuar në Master nga Universiteti i Miçiganit në Studimin e Rusisë dhe të Evropës Lindore  si dhe ka përfunduar Masterin Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare.

Ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, ruse dhe asaj turke.

David J. Kostelancik është baba i tre djemve të rritur.

Njohja e gjuhës shqipe pritet t’i lehtësojë edhe më tepër detyrat si ambasador në vendin tonë, Kostelancik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ramën e pret një e mërkurë intensive

Kriza politike/ Zbardhet axhenda e David Kostelancik