MENU
klinika

Zlatko Dalic

Nga Dinamo e Tiranës, në arkitekt i Kroacisë

09.12.2022 - 21:07

Kroacia shkoi në gjysmëfinale pas një beteje që përfundoi me penallti ndaj Brazilit. Dalic i dha leksion se si duhet të luash ndeshjet e mëdha. Pikërisht ai Dalic që në vitin 2009 ishte trajner i Dinamos në Shqipëri.

Pas largimit nga Dinamo do të vazhdonte me Slaven Belupo në Kroaci dhe disa vite në Arabi me Al-Faisaly, Al-Hilal dhe Al-Ain deri kur Federata Kroate do t’i jepte stolin në vend të Bilic.

Ishte viti 2017, një vit përpara Boterorit ne Rusi, aty ku Dalic udhëhoqi deri në finale Kroacinë e tij. Një trajner që në keto 5 vite ka treguar vertet se është i zoti dhe se di të përgatisë ndeshjet e mëdha. Ashtu si sonte kur kuptoi se duhej guxuar dhe sepse duhej që ekipi i tij të gjente forcën edhe pas avantazhit të Neymar.

Presing i lartë, të rinj në fushë dhe vendosmëri. Kështu, fillimisht Vlasic e më pas Orsic e Petkovic i dhanë atë marsh më shumë Kroacisë. Pjesën tjeëer të punës e bëri ai, portieri zbulim, Livakovic, që në Champions League këtë sezon luajti në grupe ndaj Milan dhe Chelsea, ashtu si dy sulmuesit e sipërpërmendur.

Një arritje e jashtëzakonshme për një trajner që ishte lënë në harresë pas një karriere si futbollist, por që sot gëzon të gjithë respektin e Botës dhe jo vetëm të Kroacisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”