MENU
klinika

Eskpozita

30 vjet Butrinti në UNESCO

09.12.2022 - 21:13

Në kuadër të 30-vjetorit të Butrintit në UNESCO, në muzeun arkeologjik është vendosur një ekspozitë fotografike. Në të shfaqen gjithë etapat e zhvillimit të Butrintit si qendër arkeologjike. Fotot paraqesin vitet ’30 ku u ndërmorën gërmimet e para arkeologjike e në vazhdim. Ekspozita sjell edhe foto të ndërhyrjeve konservuese të monumenteve, si dhe pamje nga mjedisi mbresëlënës që kjo pasuri botërore ka.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 14 dhjetor, data që përkojnë me sesionin e 16-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në vitin 1992.

30 vite më parë në Santa Fe të Nju Meksikos, u mblodh sesioni i 16-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Komiteti analizoi dhe përditësoi listën e pasurive botërore prej datës 7-14 dhjetor të 1992, duke klasifikuar për herë të parë qytetin antik të Butrintit pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore sipas kriterit (C III).

Prej këtij sesioni e në vazhdim kufijtë e hartës së Butrintit si Pasuri Botërore e UNESCO-s kanë ardhur duke u zgjeruar, e në vitin 2007 gjithë territori i Parkut Kombëtar Butrint aprovohet si zonë buferike për pasurinë botërore.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale