09.12.2022 - 23:28
– Kanë kaluar katër muaj kur në Çekin të Gramshit, e cila është zonë ushtarake, u kapën 3 shtetas të huaj, 2 rusë dhe një ukrainas. Mikhail Zorin e Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi Fadir Aplatov u përleshën me dy ushtarët që kryenin shërbimin në depot e ushtrisë në këtë zonë pasi tentuan të hynin në ambientet e brendshme.
Mirëpo, sonte në atë uzinë janë filmuar disa blinda të ushtrisë dhe mjete të tonazheve të rënda. Ato duken në pamje që transportojnë materiale të rëndësishme nisur edhe nga blindat që i shoqërojnë. Mister mbetet e gjithë ajo që po ndodh në Gramsh.
‘Abcnews’ ka ndarë pamjet nga ky aksion i ushtrisë:
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Sulmi në uzinën e armëve
Dëshmia e rusëve dhe ukrainasit: Jemi blogerë!
Nga Mero Baze