MENU
klinika

Na tregon Blerina

Si është të jetosh në një shtëpi me vjehrrën edhe me mamanë?

10.12.2022 - 11:42

Disa persona sot nuk konceptojnë faktin që të jetojnë në një shtëpi me vjehrrën. Por e keni menduar si do të ishte po të jetonit në të njëjtën shtëpi edhe me të edhe me mamanë tuaj?

Nuk është shumë e zakontë në Shqipëri, por Blerina Bombaj Troci shprehet shumë me fat që jeton me të dyja.

Teksa ka ndarë një foto ku duket në njërin krah me mamin në krahun tjetër me vjehrrën, dietologia e njohur ka shprehur edhe disa fjalë të ndjera.

“Të jetosh me mamin dhe vjehrrën në një shtëpië është fat i madh për mua, e para se nuk jam ndarë nga mamaja ime asnjë sekondë dhe e dyta se femijët e mi janë të bekuar me dashurinë e dy nënave. I detyrohem gjithçka mamasë time që më ka bërë një njeri të orientuar drejt vlerave, por i detyrohem shumë edhe nëna Lules që më ka ndihmuar pa kushte dhe pa e prishur kurrë zemrën ,”-shkruan Blerina krahas imazhit.

Kujtojmë që Blerina Bombaj Troci ka zgjedhur të jetojë në një prej fshatrave të Tiranës, në një shtëpi me një oborr plot gjelbërim, ku luajnë fëmijët e saj.

Sepse, ndonëse zyrat dhe restoranti i saj ndodhen në mes të Tiranës, ajo nuk çmon asgjë më shumë sesa natyrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN