10.12.2022 - 16:04
Maroku ndeshet me Portugalinë për një biletë që të çon në gjysmëfinalet e Botërorit, me të dyja skuadrat që do të bëjnë çmos për ta aritur.
Kombëtarja nga Afrika e Veriut kërkon të shkruajë historinë, duke u bërë e para kombëtare afrikane që arrin gjysmëfinalet e një Botërori dhe pasi mposhti Spanjën, asgjë nuk duket më e pamundur për të.
Nga ana tjetër, luzitanët e shikojnë veten e tyre pretendent për të ngriturn trofeun këtë vit. Fernando Santos ka zgjedhur që të lërë dhe njëherë në stol Cristiano Ronaldon. Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet në gjsymëfinale me fituesin e çiftit Angli-Francë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Edhe Tite i Brazilit mbyll ciklin