MENU
klinika

Etno Fest

Promovimi i folklorit bën bashkë tre bashki

10.12.2022 - 18:32

Promovimi dhe përçimi i folklorit, këngëve, valleve dhe dokeve popullore tek brezat e rinj ka bërë bashkë në një aktivitet Pogradecin, Kolonjën dhe Devollin.

Grupet folklorike të të rinjve nga këto zona kanë shpalosur traditat më të mira në Etno Fest i cili u mbështet nga Ministria e Kulturës.

Entela Gusho Zv/kryetare e Bashkisë Pogradec tha se ky është një aktivitet që jo vetëm shkëmben kulturën rajonalisht, por shtyn edhe më tepër të rinjtë drejt folklorit.

Që nga Llazoret, Dasma, Devolliçja e famshme dhe vallet aq elegante të Kolonjës u shpalosën mjeshtërisht nga grupet e të rinjve, mjaft interesante është interesi i lartë i tyre për të trashëguar këto tradita dhe zakone.

Etno Fest erdhi edhe si një kthim i vëmendjes nga e kaluara nëpërmjet një ekspozite etno-kulturore që udhëtonte shumë vite pas në kohë tha Ledjan Zeqollari, kurator i ekspozitës.

Etno Fest krahas promovimit të etno-kulturës tek brezat e rinj, ka si qëllim edhe vlerësimin e qindra valltarëve dhe muzikantëve popullorë të juglindjes.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale