11.12.2022 - 11:17
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë kanë shkaktuar dëme.
Në Fushë-Krujë, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur dhjetra hektarë tokë, sipas raportimeve.
Situata paraqitet e rëndë në fshatrat Mallkuç, Murqinë dhe Bilaj.
Reshje të dendura shiu kanë rënë edhe në qytetet në jug të vendit, por deri tani nuk ka raportime për dëme.