11.12.2022 - 12:57
Situatë kritikë si pasojë e reshjeve të shiut është edhe në Tepelenë. Bllokohet rruga që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative Kurvelesh.
Burimet nga vendngjarja konfirmojnë se si pasojë e reshjeve intensive, është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.
Si rrjedhojë ngelën të izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivicë, Progonat, Lekdush dhe Bënçe. Në vendngjarje po punohet për evadimin e mbetjeve të ngurta nga rruga.