Jemi pranë mbylljes së vitit, por fondi i vënë në dispozicion për fermerët për shtimin e sipërfaqeve me grurë ende nuk ka nisur të ndahet. Grupet e ministrisë së bujqësisë janë në terren për ti dhënë dorën fundit verifikimeve për vetdeklarimet nga ana e fermerëve, me qëllim shmangien e abuzimeve. Ndërkohë ministrja, Frida Krifca thotë se paratë do të ndahet brenda këtij muaji.
“Objektivi ynë është që i gjithë buxheti të shkojë për grurin 16.700 ha. Nga verifikimi ynë fondi prej 500 mln lekësh do ta alokojmë për grurin. Nuk do djegim asnjë cent. Kemi një mori skuadrash që po bëjnë verifikimin në terren”, u shpreh ministrja Frida Krifca
Kontrolli në terren i deklarimeve po merr kohë, pasi fermerët sipas ministres kanë deklaruar sipërfaqe të mëdha mbjelljeje të cilat kanë nevojë të verifikohen
Aplikimi ka qënë me vetdeklarim. Ata janë treguar mjaftueshëm bujar që do mbjellin me shume sipërfaqe. Po ne enkas kemi parashikuar dhe po bëjmë verifikim në terren. Nuk mund të ketë abuzim sepse sipërfaqja do të matet. Edhe nese ka deklaruar më shume, do paguhet për aq sa është mbjellja faktike.
Por ngërçi i përfitimit nga kjo skemë mbetet dokumentimi i tokës, një problem shumë vjeçar, i cili penalizon këtë sektorë.
Objektivi ynë është që nëpërmjet skemës të formalizojmë sektorin. Nuk japim dot lekë për një sektorë informal. Ne do të paguajnë ata që kanë numër nipti si dhe që dokumentojnë pronësinë mbi token. Ndërsa ata që e kanë me qira, kërkojmë një kontratë qiraje ose një deklarat jo noteraile që verifikohet se kuhs e ka tokën dhe kush e punon, me qëllim përftimin e saktë të fondeve.
Këtë vit janë mbështetur rreth 42 mijë fermerë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Skema e grurit parashikon një përftim prej 30 mijë lekë, për çdo hektarë të mbjellë.