MENU
klinika

Doli nga fusha mes lotësh

Ronaldo reagon pas eliminimit: Ishte ëndrra më e madhe!

11.12.2022 - 17:49

Portugalia e Cristiano Ronaldos e mbylli Kupën e Botës Katar 2022 në fazën çerekfinale teksa luzitanët u eliminuan pas disfatës 1-0 ndaj Marokut. Ishte mundësia e fundit për CR7 që të triumfonte në Botëror dhe sigurisht nuk mund të mungonin lotët e sulmuesit në fundin e sfidës.

Një Botëror që për Ronaldon nisi me një gol në sfidën hapëse ndaj Ganës në fazën e grupeve duke u shndërruar në lojtarin e vetëm që shënon në pesë Kupa Bote ndërsa më pas rrugëtimi vijoi me polemika pasi trajneri Fernando Santos e uli në stol.

Së fundmi, 37-vjeçari ka reaguar në Instagram aty ku thekson se ëndrra për të fituar Kupën e Botës ishte e bukur për aq sa zgjati ndërsa nuk mungoi edhe një “thumbim” ndaj kritikëve me Ronaldon që shprehet se tashmë është koha që specialistët të flasin dhe të nxjerrin përfundimet e tyre.

“Fitimi i Kupës së Botës me Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Për fat të mirë kam fituar shumë tituj të dimensionit ndërkombëtar, përfshirë edhe me Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në nivelin më të lartë në botë ishte ëndrra ime më e madhe.

Kam luftuar për të. Kam luftuar shumë për këtë ëndërr. Në 5 prezencat që shënova në Kupat e Botës gjatë 16 viteve, isha i shoqëruar gjithmonë përkrah lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugez, dhashë gjithçka. Lashë gjithçka në fushë. Unë kurrë nuk iu shmanga luftës dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr.

Fatkeqësisht, dje ëndrra përfundoi. Nuk ia vlen të reagosh në të nxehtë. Thjesht dua që të gjithë të dinë se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë çast. Unë kam qenë gjithmonë një person më shumë duke luftuar për golin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’u ktheja shpinën shokëve të skuadrës dhe vendit tim.

Tani për tani, nuk ka shumë për të thënë. Faleminderit, Portugali. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur sa zgjati… Tani, është koha të jem një këshilltar i mirë dhe të lejoj secilin të nxjerrë përfundimet e veta”, përfundon Ronaldo reagimin e tij në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”