Është mbyllur java e 11-të e Kategorisë së Parë. Skënderbeu ka arritur një fitore me rezultatin 3-0 në Korçë. Skuadra korçare e dominoi takimin nga fillimi në fund, duke shënuar dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën.
Kështu Skënderbeu ngjitet në vendin e tretë, duke “kërcënuar” Dinamon e Flamurtarin, ndërsa Turbina vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit.
Ajo që ra në sy ishte barazimi i Korabit me Burrelin në transfertë, me miqtë që i largohen kështu akoma dhe më shumë dy vendeve të para. Besa mori tre pikë të rëndësishme në transfertë me Orikun me rezultatin 0-1 dhe kështu kavajasit e drejtuar nga Gugash Magani ngjiten akoma dhe më shumë në renditje.
Tërbuni dhe Luzi bën “paqe” me njëra-tjetrën duke ndarë pikët në Pukë me një barazim 1-1. Sfida tjetër që ishte parashikuar sot midis Besëlidhjes dhe Apolonisë u anulua për shkak të rreshjeve të shiut.
SKËNDERBEU 3-0 TURBINA
Liço 16′, Temitope 24′, Pecani 68′
BURRELI 1–1 KORABI
Farruku 54′ / Keko 37′
ORIKU 0–1 BESA
Raza 27′
TËRBUNI 1–1 LUZI
Zagani 82′ / Çuçka 58′
BESËLIDHJA – APOLONIA (Anuluar)