Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Përmes një shënimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se me sulmet e grupeve kriminale po cenohet paqja në Kosovë e rajon.
Ai ka thënë se është momenti i fundit që Servia t; i thërrasë arsyes dhe të pranojë Kosovën.
“Sulmet e grupeve kriminale ndaj Eulex-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë.
Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve!”, shkruan ai.
“Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur!”, ka shkruar më tej Haradinaj.