12.12.2022 - 13:25
Sipas lajmeve të radios spanjolle “Cadena Ser”, arbitri spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, nuk do të drejtojë më deri në fund të Kupës së Botës, në një kohë kur mbeten për t’u luajtur edhe katër ndeshje: dy gjysmëfinale, finalja për vendin e tretë dhe finalja e madhe.
Mateu Lahoz ishte objektiv i kritikave të ashpra të Leo Messit dhe portierit të Argjentinës, Emiliano Martínez, në fund të ndeshjes kundër Holandës.
Përveç spanjollit, në shtëpi do të kthehen edhe gjyqtarët argjentinas Fernando Rapallini dhe Facundo Tello, ky i fundit arbitri i ndeshjes Marok-Portugali, por në bazë të rregullave, nga gjysmëfinalet e në vazhdim nuk mund të ketë gjyqtarë të kombësive të ekipeve konkurruese.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Më i fortë se Covid