MENU
klinika

Kryeministri ndan pamjet

Rama: Kampus i ri arsimor në Fushë Kuqe të Kurbinit

12.12.2022 - 13:00

Një kampus i ri arsimor do të ndërtohet në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ky projekt, ku janë gati për të nisur punimet për gjimnazin “At’ Shtjefën Kurti” dhe shkollën 9-vjeçare “Nik Tomë Prela”.

Kryeministri theksoi se “përveç godinave moderne do të ketë edhe terrene sportive në funksion të gjithë zonës që po përjeton një Rilindje tërësore pas tërmetit”.

Kampusi i ri arsimor vjen si një investim 100% i qeverisë shqiptare dhe parashikon punime për rikonstruksionin total të gjimnazit “At’ Shtjefën Kurti” dhe shkollës 9 vjeçare “Nik Tomë Prela”.

Falë programit të Rindërtimit, në Kurbin janë rindërtuar me kushte e standarde bashkëkohore një sërë objektesh arsimore, të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019.