MENU
klinika

Ja çfarë duhet të arrijë Leo

Dy ndeshjet e fundit mund ta bëjnë Messin rekordmenin e Botëroreve

12.12.2022 - 14:45

Është Botërori më i mirë për Lionel Messin. Pa dyshim, më i miri nga katër pjesëmarrjet e tjera, të paktën në gola dhe asiste. Dhe, si person, ai ndihet i pjekur për të përballuar atë që do të jetë shansi i tij i fundit për të fituar Kupën e Botës.

Leo ka një vend të tërë pas tij, por ai transmeton një qetësi që mund të përfitojë shumë ekipi. Ambicia e Messit, kuptohet, është unike: të fitojë trofeun. Por ai mund të regjistrojë tripletë, si asnjë tjetër në historinë e Kupës së Botës: Trofeun, Këpucën e Artë dhe Topi i Artë i Botërorit.

Këtë të fundit e fitoi në 2014, por jo trofeun dhe nuk u shpall shënuesi më i mirë. Këpuca e Artë është disi më e vështirë, pasi francezi Kylian Mbappé ka pesë gola dhe ai, ashtu si Messi, ka dy ndeshje në kalendar. Gjithashtu edhe Giroud është kandidat shumë i fortë.

Ende pa luajtur gjysmëfinalen Messi ka shkruar emrin e tij me të arta në Katar, pasi është zgjedhur tri herë nga pesë më i miri i sfidës, arriti Batistutën si shënuesi më i mirë, duke kaluar Maradonën.

Ndërkohë do të mjaftonin 3 përfshirje të tjera, gola ose asiste dhe ai do të bëhej unik në këtë statistikë më 20 të tillë. Messi ka luajtur 24 ndeshje në 5 kupat e botës dhe me 2 përpara pritet që ai të thyejë rekordin e Mathaus. Por në mendjen e Messit, më shume se gjithçka, mbetet trofeu, çka do ta bënte legjendar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”