MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 13

Vllaznia bie në shtëpi, Egnatia ngjitet e treta

12.12.2022 - 19:32

Vllaznia e rinis shumë keq kampionatin, duke humbur 0-1 në shtëpi me Egnatian, me rrogozhinasit që ngjiten në vendin e tretë. Një sukses që tregon edhe njëherë tjetër se ky sezon nuk ka favoritë.

Goli vendimtar u shënua në minutën e 44-të të pjesës së parë nga ana e Fernandos. Mesfushori brazilian përfitoi nga një gabim i kuqebluve dhe me një goditje të saktë mposhti portierin Zogovic që nuk pati mundësi për të reaguar.

Në fraksionin e dytë, vendasit provuan të reagonin dhe shansi i artë iu erdhi në minutën e 55-të kur Liridon Latifi u shfaq te pika e 11-metërshit. Por, sulmuesi anësor gaboi tërësisht penalltinë, me topin që shkoi shumë larg kuadratit të Sherrit.

Në vijim, Egnatias iu anulua një gol nga sistemi VAR pasi Atanda i shkaktoi faull në nisje të aksionit ndaj Aralicës. Nga ana tjetër, Vllaznia nuk mundi të krijonte një tjetër rast të pastër me ndeshjen që u mbyll me humbjen 0-1 teksa rrogozhinasit ngjiten në vendin e tretë me 21 pikë ndërsa nga ana tjetër, Vllaznia është në vend të pestë me 19 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”