Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi nga foltorja e parlamentit kryyeministrin Rama si organizatorin e sulmit ndaj tij më 6 dhjetor.
Berisha në fjalën e tij tha se kryemnistri Rama në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, rekrutuan dhe paguan një agjent të policisë kriminale për të goditur liderin e opozitës.
Ai shtoi se edhe nëse të gjithë kriminelët e Shqipërisë po të bëhen bashkë nuk do të mund ta ndalin vrullin e opozitës dhe popullit opozitar.
“Edi Rama duke nxjerrë në mes të rrugës një kriminel një agjent të policisë kriminale të përgatitur me ministrin e familjes, që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte, Edi Rama mendoi se kjo është rruga për të triumfuar mbi opozitën
Po i them këtu që të gjithë kriminelët po të mbledhësh, të gjithë vrasësit dhe trafikantët po t’i futësh në këtë sallë kurrë nuk mund ta mposhtësh opozitën dhe popullin opozitar. Unë kam marrë mijëra mesazhe nga qyetatrët dhe ato konvergojnë në përgjigjen që duhet t’i japim Edi Ramës.
Një përgjigje të përbashkët dhe solemne kundër këtij armiku që nuk ka normë, kundër këtij burracaku që zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin, duke menduar se ajo do të shërbejë si maskë mbulesë për të.
Unë e fala Gerti Shehun se është një mjeran që merr para, pse duhet të rri ai në burg dhe Gertat e tjerë të rrinë në parlament të kapardisur, të kollarisur”, tha Berisha.