MENU
klinika

Dëmtimi i sulmuesit shqiptar

Më e keqja për Brojën, mund të humbë gjithë sezonin

12.12.2022 - 23:36

Armando Broja u rrëzua në fushë në miqësoren e Chelseat ndaj Aston Villa-s dhe që në fillim u kuptua që kemi të bëjmë me një dëmtim të rëndë. Sulmuesi shqiptar pati nevojë për ndërhyrjen e mjekëve dhe la fushën i shoqëruar nga barrela me një dhimbje të madhe.

Së fundmi, është bërë e ditur edhe diagnoza e 21-vjeçarit teksa bëhet fjalë për një këputje të ligamentit të mbrapëm. Një lajm tejet i rëndë për djaloshin e talentuar që do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë deri në shtatë muaj, pasi dihet që të tilla dëmtime kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi.

Sigurisht, ky sezon tashmë mund të konsiderohet i përfunduar për Brojën, megjithatë e rëndësishme është që lojtari i kombëtares të kalojë një fazë të rregull rikuperimi dhe të rikthehet më i fortë se më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk dihet periudha e mungesës

Alarm te Chelsea, dëmtohet Armando Broja


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”