MENU
klinika

Stoltenberg i prerë: Forcat tona janë aty...

“Të shmanget retorika që përshkallëzon konfliktin!”

13.12.2022 - 12:45

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka komentuar këtë të hënë situatën e tensioneve që ka përfshirë veriun e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për televizionin France 24, Stoltenberg i bëri apel palëve që të shmangin retorikën që mund të çojë në përshkallëzimin e konfliktit.

Ai nënvizoi se forcat e NATO, përkatësisht 4 mijë trupa të KFOR-it janë në Kosovë dhe do të shërbejnë si një faktor kyç për stabilizimin e situatës.

“Forcat tona janë ende prezente atje, përkatësisht KFOR-i, i cili ka pothuajse 4000 pjesëtarë dhe është faktor kyç për stabilizimin e rajonit dhe situatës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Gjithashtu ai shtoi: “Forcat tona janë të afta, të gatshme dhe ‘vigjilente’. Forcat e NATO-s dhe BE-ja po bashkëpunojnë ngushtë dhe mesazhi im për të gjitha palët është që të përmbahen nga retorika që kontribuon në përshkallëzimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensioneve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi