Charles Spencer Chaplin ishte një aktor komik, regjisor dhe një njeri shumë i famshëm i epokës së filmave të heshtur.
Ai konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e industrisë së filmave.
Karriera e tij zgjati më shumë se 75 vjet, prej fëmijërisë në epokën viktoriane e deri një vit para vdekjes së tij më 1977.
Në njërën nga skeçet e tij, Chaplin kishte bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.
Andaj, këtyre ditëve kur po diskutohet më shumë se kurrë për shqiponjën – simbolin shqiptar të pranishëm edhe në flamurin kombëtar dhe faktin se si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri me festimin e tyre shkaktuan debat në Evropë, ka filluar të qarkullojë në internet një video e vjetër e aktorit të mirënjohur botëror, Charlie Chaplin duke bërë shqiponjën.
Në disa faqe, videoja është publikuar me mbishkrimin “Ja pse serbët nuk e pëlqenin Chaplinin”.