Zelanda e Re ka miratuar një ligj kundër pirjes së duhanit, i cili gradualisht do të ndalojë gjithnjë e më shumë njerëz që të blejnë cigare.
Sipas këtij projektligji, kushdo i lindur pas vitit 2008 (aktualisht ata që i afrohen ditëlindjes së 14-të dhe më të vegjël) nuk do të mund ta blejnë kurrë atë. Ligji gjithashtu ul numrin e dyqaneve që mund të shesin duhan nga rreth 6,000 në 600 dhe shkurton sasinë e nikotinës së lejuar në produkte.
Megjithatë, autoritetet atje shpresojnë që personat të mund ta heqin duhanin shumë më herët dhe duan ta bëjnë vendin pa duhan deri në vitin 2025. Zelanda e Re ka vendosur rritje të mëdha taksash për duhanin në vitet e fundit, në një përpjekje për të zhdukur këtë zakon.
“Nuk ka asnjë arsye të mirë për të lejuar që të shitet një produkt që vret gjysmën e njerëzve që e përdorin atë”, u tha ministrja e shëndetësisë, Ayesha Verrall.
Ajo deklaroi në parlament se paratë do të kurseheshin, gjithashtu duke mos pasur nevojë për të trajtuar aq shumë njerëz me sëmundje të tilla, si sulmet në zemër, kanceri, goditjet në tru.