MENU
klinika

Paratë nga kombëtarja i ka dhuruar

Ziyech jo vetëm ylli i Marokut, por edhe bamirës

13.12.2022 - 20:05

Maroku  është surpriza më e bukur e këtij Botërori, teksa për herë të parë një skuadër afrikane arrin në gjysmëfinale. Në përbërje janë disa lojtarë me emër që luajnë në skuadra prestigjoze evropiane, duke filluar nga Hakimi me PSG, En Nesyri dhe Bono me Sevilla, Amrabat me Fiorentinën e kështu me radhë.

Natyrisht mes futbollistëve të dëgjuar të kësaj kombëtareje nuk mund të mungonte Hakim Ziyech, që luan me Chelsea-n, në orbitën e shumë skuadrave të tjera në Evropë që kërkojnë shërbimet e tij.

Marokenët janë shumë lidhur me familjen, i tillë edhe Ziyech, i cili kohë më parë deklonte:  “Babai im ndërroi jetë kur unë isha shumë i vogël. Ne ishim shumë të varfër. Kur fillova të luaja futboll, nëna ime punonte çdo ditë për të kursyer para dhe ishte i vetmi person që më mbështeti dhe më inkurajoi të vazhdoj karrierën time futbollistike. Unë tani luaj futboll për të, sepse ajo vërtet vuajti shumë.”

Hakim Ziyech nuk shënon vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, pasi sulmuesi, së fundmi, ka bërë një veprim për t’u vlerësuar. Ziyech deri më tani, nga fillimi i Kupës së Botës ka fituar mbi 320.000 dollarë nga bonuset me përfaqësuesen dhe lojtari i Chelsea-t ka vendosur t’i dhurojë për bamirësi në vendlindje, në Marok.

Një shembull për t’u ndjekur, sepse Hakim nuk është vetëm një lojtar i rëndësishëm për këtë përfaqësuese, por edhe një njeri me zemër të madhe. Ziyech ka luajtur rregullisht në Katar, ndërsa ka shënuar 1 gol ndaj Kanadasë dhe tani do të luajë në gjysmëfinale ndaj Francës. Në fakt, sa herë që federata marokene ka vënë premio, ai gjithnjë i ka shpërndarë për bamirësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”