Ish- Zonja e Parë, Michelle Obama krejt papritur ka hequr dorë nga stili i saj klasik për të eksperiementuar më shumë me stile të tjera, më vajzërore, më ekstravagante, që e bëjnë të duket më cool.
Obama është shfaqur në skenën e Fox Theatre me një body asimetrike ngjyrë blu, pantallona të zeza dhe një xhaketë sa sportive aq edhe moderne. Edhe më surprizues ishte modeli i zgjedhur i flokëve: Flokët e mbledhura gjysmë topuz i dhanë ish-zonjës së parë një pamje shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Në fakt gjatë gjithë periudhës së promovimit të librit të saj “The Light We Carry” në të cilin ajo shkruan për reflektimet e saj në lidhje me marrëdhëniet, dyshimet tek vetja apo ankthin gjatë kohëve të pasigurta- Obama është shfaqur me një stil krej tjetër.
E veshur nga koka tek këmbët me një kostum xhins, kombinuar me çizme lëkure të kuqe me shkëlqim, Michelle dukej thjesht wow!
Duket se bashkëshortes të ish-liderit amerikan jo vetëm i shkon look-u i ri, por di ta mbajë po aq sa kostumet zyrtare apo fustanet elegantë. Ndoshta edhe më interesante akoma duket e veshur kështu!