14.12.2022 - 13:28
Është mbajtur sot ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Lajmin e ka njoftuar disa ditë më parë vetë kryeminstri Kurti i cili theksoi se në krahasim me disa vende të tjera, të cilat kanë aplikuar më parë, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet.
Pas firmosjes së kërkesës nga ana e Kurtit, Osmani dhe Konjufcës, të tre do të mbajnë një konferencë për shtyp për gazetarët ku do të bëjnë dhe deklaratat përkatëse.