MENU
klinika

Shkak, situata e përmirësuar hidrike

ERE heq përfundimisht fashën 800 KW/h

14.12.2022 - 16:36

Enti Rregullator i Energjisë ka hequr përfundimisht fashën 800 kilovat/orë që ishte miratuar më 23 Shtator të këtij viti. Pas dy shtyrjesh në Tetor e Nëntor të kësaj fashe, ERE vendosi me 5 vota pro për shfuqizimin e vendimit të Shtatorit.

Në vendimin për pezullimin e fashës 800 KW/h edhe për muajin Dhjetor, ndër të tjera KESH ka pranuar se gjatë këtij muaji gjendja e rezervës energjetike në kaskadën e Drinit paraqitet 735 GW/h apo 6,8 për qind më e lartë sesa mesatarja shumëvjeçare.

Deri më tani, kur ka kaluar 2 javëshi i pare i këtij muaji, Korporata Elektro-energjetike Shqiptare nuk ka hapur procedura për blerje të energjisë, por vetëm për shitje dhe depozitim të saj si pasojë e prurjeve të mëdha në kaskadën e Drinit dhe baseneve të hidrocentraleve.

Nga ana tjetër ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku të Martën deklaroi se në muajin Nëntor, në rang vendi është kursyer 2% energjisë, duke iu bërë apel qytetarëve të vijojnë kursimin pavarësisht favorizimit që ofrojnë kushtet atmosferike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basti i humbur për energjinë elektrike

Si u thanë HEC-et e Drinit me sytë nga qielli