Duket paksa paradoksale po të lexosh titullin, por në fakt është një rast i tillë gjatë këtij Botërori Karim Benzema ka luajtur në total pesë ndeshje në Botëror, me të gjitha prej tyre që vinë nga Botërori i vitit 2014 në Brazil.
Francezi ka startuar në të gjitha ato, duke bërë debutimin e tij kundër Hondurasit deri në ndeshjen ku Franca u eliminua nga Gjermania. Benzema pastaj do të mungonte në Botërorin e 2018-ës për shkak të skandalit të shantazhit që ia bëri Mathieu Valbuena.
Pas në periudhe të keqe, Benzema u riftua në Kombëtaren e Francës pasi mori Topin e Artë dhe pritej që të kishte një rol kyç për Francën më 2022. Megjithatë, fati i keq e përcjelli prapë Benzeman me superyllin francez që pësoi një lëndim pak para garës, që do të thotë se ai mungoi në të gjitha ndeshjet që u luajtën deri me tani në Botëror.
Por Benzema ende është pjesë e skuadrës së Francës. Pavarësisht se ai nuk është paraqitur në asnjë ndeshje, emri i tij figuron në protokoll, pasi ai nuk u zëvendësua pas lëndimit. Ky fakt i jep atij mundësi që ta marrë në shtëpi medaljen nëse Franca do të këtë sukses si në vitin 2018.