MENU
klinika

Botërori 2022

Maroku i pafat, Franca kalon në finale

14.12.2022 - 23:00

Franca për herë të dytë radhazi arrin në finale të Kupës së Botës, teksa mposhti 2-0 Marokun dhe më 18 dhjetor kundër Argjentinës njëra skuadër do të shpallet kampione për herë të Botërorit.

Një ndeshje që nisi qetë, por një gabim i arikanëve në minutën e pestë solli golin e francezëve. Griezmann rikuperon bukur, pason për Mbappe, që tenton, topi shkon te Theo Hernandez, i cili me një “gërshërë” fantastike kalon në avantazh skuadrën e tij.

Pas minutash marokenët përgjigjen mirë, por Lloris pret mrekullisht. Ndeshja ndizet dhe është e hapur, Giroud shfaqet protagonist dhe godet shtyllën. Franca duket më e çliruar dhe në minutën e 36-të pati dy mundësi në pak sekonda, njëherë Mbappe e pastaj Giroud.

Maroku kundërpërgjigjet në minutën e 44-t, një roveshatë e bukur shkon në shtyllë, me francezët që drithërohen. Pjesa e dytë nis më mirë për luanët e Atlasit, teksa në 54’-n mund të kishin barazuar.

Sfida është e luftuar, francezët duan të vrasin ndeshjen dhe këtë e bëjnë në minutën e 79-të. Kolo Muani, që kishte hyrë në fushë vetëm një minutë më parë, nuk fal dhe 2-0.

Maroku u përpoq të futej në lojë dhe në minutën e katërt shtesë pati një mundësi të artë të shënonte të paktën golin e nderit, por fati është me francezët. Mbyllet 2-0, kampionët në fuqi do të tentojnë trofeun e dytë radhazi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN