MENU
klinika

"Shqiptarët kërkojnë Shqipërinë e madhe"

Rama flet nga Kroacia për tensionet Kosovë-Serbi

04.12.2018 - 19:57

Kryeministri Rama gjendet në një vizitë në Kroaci ku ka takuar dhe homologun e tij, e mbajti dhe një konferencë ku u zyrtarizua një nga marrëveshjet strategjike midis dy vendeve.

I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e Beogradit ndaj Shqipërisë, se jemi duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe, Rama thotë:

“Për sa i përket Shqipërisë së madhe, është një term ku në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta eveidente.”

Rama ka folur dhe në lidhje me taksën 100% të Kosovës ndaj Serbisë, duke e cilësuar si anormale.

rama-konica.al

Më tej kryeministri është pyetur edhe në lidhje me situatën e acaruar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht. Së pari duhet të them, se Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës.

Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale.

Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare.

Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Evropë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN