15.12.2022 - 11:29
Digjet për herë të dytë një banesë në fshatin Gorre. Shtëpia, brenda së cilës nuk jetonte njeri, u shkrumbua nga zjarri që nisi në orët e vona të mbrëmjes. Flakët e zjarrit rrezikuan që të preknin banesat pranë, mirëpo, zjarrëfikësja mundi ta shuante zjarrin, duke bërë që ngjarja të mos merrte rrjedhë tjetër.
Paraprakisht, dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.