MENU
klinika

Blogeri më i ri

Vetëm 1 vjeç, por fiton mijëra dollarë!

04.12.2018 - 20:16

Ralphie është vetëm 1 vjeç, ende me pelena, por deri tani ka arritur të fitojë më shumë se 10 mijë dollarë!

Si i bën këto? Ai është blogeri më i ri në “Instagram” dhe aty ndiqet nga mijëra persona. Ralphie Waplington nga Brentwood, Essex, gjithmonë është i veshur sipas modës, flokët i ka përherë me xhel dhe llogaria e tij në Instagram është një nga më të vizituarat në botë. Fotot e tij janë kaq të njohura sa që markat më të mëdha bëjnë zhurmë përmes modelingut nga Ralphie të koleksioneve të tyre në këmbim të veshjeve dhe produkteve të lira.

Mamaja e tij, 28 vjeç, që menaxhon llogarinë ka ndaluar anëtarët e familjes që të postojnë fotografitë e Ralphie në mediat sociale, pasi kjo mund të dëmtonte imazhin e tij të kushtueshëm.

Mamaja e tij padyshim që ka bërë edhe shpenzime për t’i siguruar postimeve të djali të vogël nuancën e duhur të VIP-it, pasi ka investuar për veshjet e tij, mobiljet e dhomën e gjumit, por edhe ditët që kalon jashtë.

Dhe për më tepër ajo pranon se Ralphie është ‘në thelb një biznes’, ndaj ajo është e gatshme të lind një fëmijë tjetër, në mënyrë që të mbetet në tregun e madh të Instagramit për ‘ndikuesit e porsalindur’, tani që sipas saj djali 1 vjeç është “shumë i vjetër”.

Stacey pranon se ajo ka marrë mesazhe urrejtje dhe kërcënime nga nënat në internet dhe paralajmëron prindërit se ata nuk duhet të përdorin llogaritë e Instagramit për fëmijët e tyre, nëse nuk janë të përgatitur për reagimin e ashpër të të tjerëve.

Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!