Me fitoren e Argjentinës ndaj Kroacisë, Lionel Messi theu katër rekorde të lidhura me historinë e Kupës së Botës. Mes qindra golave, mbi një mijë paraqitjeve dhe shifrave të tjera marramendëse, këtu janë të gjitha rekordet e “La Pulce”.
1.E dashur Liga e vjetër… – Në “palmaresin” e yllit të lindur në Rosario gjenden 11 kampionate të fituara. Njërin e fitoi sezonin e kaluar me PSG-në, të tjerët në Spanjë me Barcelonën. Emri i Lionel Messit do të lidhet gjithmonë me atë të La Liga-s për shkak të rekordeve të panumërta që mban në turne.
Ai i golave, si në total (474) ashtu edhe në një sezon të vetëm (50, më 2011-2012), madje edhe “hat-trick” të shënuar kundër kundërshtarëve: 36! A mjaftojnë? Sigurisht, por jo për të. Messi është gjithashtu lojtari më i mirë i huaj për titujt e fituar: 10. Në të vërtetë, “Diez”.
2.Leo dhe Champions League – Kupa e Botës për ekipet kombëtare, Liga e Kampionëve për klubet. Janë dy kompeticionet më magjepsëse në botën e futbollit dhe Leo, në 20 vitet e fundit, ka luajtur si protagonist absolut në të dyja frontet.
Në Ligën e Kampionëve, në veçanti, ai mban rekordin e golave si në fazën e grupeve (80, nga të cilët 71 me Barcelonën) dhe në 1/8 finale (29). Ai është gjithashtu lojtari që ka shënuar për më shumë sezone radhazi në turne (18), si dhe numri një për golat e shënuar me një klub të vetëm (120 për Barcelonën).
CR7 ende dominon për sa i përket rezultatit të përgjithshëm: Messi është në kuotën e 129 golave në total në Champions, ndërsa portugezi ka 140 gola. Megjithatë, Cristiano është dy vjet më i madh dhe së shpejti mund ta mbyllë përfundimisht aventurën e tij në futbollin evropian…
3.Garat e UEFA-s – Edhe këtu, për sa iu përket golave, Cristiano Ronaldo është favorit: 145 gola, duke marrë parasysh të gjitha garat e UEFA-s për klube, kundrejt 129 golave të Leos. Nga ana tjetër, argjentinasi shquhet për numrin e golave (123) të shënuar vetëm me një ekip (Barça).
4.Idhulli i Albiceleste – Me Argjentinën, Messi bëri debutimin e tij në vitin 2005, në moshën 18-vjeçare. Sot është ende në fushë me shiritin e kapitenit rreth krahut, një njohje më se e merituar duke marrë parasysh numrin e paraqitjeve për Albiceleste: 171, një tjetër rekord.
Askush nuk ka shënuar më shumë gola se ai (96) me “Seleccion” dhe së shpejti Messi mund të bëhet edhe lojtari i tretë në histori (pas CR7 dhe iranianit Ali Daei) që arrin 100 golat me kombëtaren. Ju lutemi vini re: këto rekorde numërohen dyfish, sepse Leo është gjithashtu më i miri amerikano-jugor për numrin e golave dhe ndeshjeve të luajtura me kombëtaret.
5.Fenomen… – Në mbarë botën Pastaj është Kupa e Botës, të cilën Messi ëndërron ta pushtojë të dielën për të shpaguar finalen e humbur më 2014 kundër Gjermanisë. Edhe pse suksesi në Katar do të ishte “qershia mbi tortë” në fund të një karriere të jashtëzakonshme, Lionel tashmë ka hyrë me të drejtë në historinë e turneut.
Ai është argjentinasi më i ri që ka shënuar gol (18 vjeç, 11 muaj dhe 11 ditë, më 2006), si dhe i vetmi që ka nënshkruar të paktën një gol në katër edicione të ndryshme të Kupës së Botës.
6.Në finale nën tingujt e rekordeve – Shumica e rekordeve “botërore”, megjithatë, Leo i vendosi kundër Kroacisë. Super performanca e tij, e përfunduar me një gol dhe një asist, i dha titullin e golashënuesit më të mirë argjentinas në historinë e Kupës së Botës (11 gola, një më shumë se Batistuta), por edhe i pari mbi 35 vjeç që shënon 5 gola në një edicion të vetëm të kompeticionit. Messi është futbollisti që krenohet me më shumë paraqitje në një fazë finale (25, baraz me Matthaus, të cilin argjentinasi do ta tejkalojë duke luajtur në finalen e 18 dhjetorit).
Nga viti 1966 e deri më sot, si të mos mjaftonte kjo, askush nuk ka bërë më mirë se ai për sa i përket pjesëmarrjes në golat e kombëtares së tij në Botëror. Me 11 gola dhe 8 asiste, Messi barazoi Klosen (16+3), Muller dhe Ronaldon (Fenomenin).
7.Triumfe me ekipin dhe vetëm – Edhe në planin individual, Leo ka dominuar një epokë, duke fituar dhjetëra çmime prestigjioze. Askush, para Messit, nuk kishte arritur të merrte në shtëpi shtatë “Topa të Artë” dhe gjashtë “Këpuca të Arta”. Ah, harruam: në vitin kalendarik 2012, Messi regjistroi edhe numrin më të madh të golave të shënuar në histori: 91, nga të cilët 79 me Barcelonën dhe 12 me Argjentinën.