MENU
klinika

Strategjia e gabuar e Sali Berishës

Hila: Po bie në kurthin që i ka ngritur Edi Rama!

15.12.2022 - 21:51

Gabimet që po bën Berisha në këtë rikthim të tij, ka qenë në fokusin e analizës së Dritan Hilës. Në pjesën e parë, Hila analizoi dy gabimet e Berishës sa i takon PR, ku theksoi se Berisha në fakt nuk është rikthyer me asgjë të re, madje gjuha e tij është një gjuhë e vjetër, e përshtatshme për vitet 90.

“Do doja të flisja për strategjinë e opozitës, për pjesën më të madhe të opozitës, që tani drejtohet nga Sali Berisha.

Kam idenë se për nga ana e PR, Berisha po bën një gabim të madh. Janë dy në fakt. Së pari është përqëndruar tek ajo që të legjitimojë në syrin e njerëzve që ai është përfaqësues i PD-së, duke rënë në njëfarë mënyre në kurthin që i ka ngritur Edi Rama, i cili është një kurth ku Berisha po merret me veten e vet. Kështu konsumon energji që mund t’i konsumonte fare mirë duke bërë propagandë për përmbyjsen e qeverisë, për programin e tij. Një ndër pikat e dobta të Berishës është pikërisht mungesa e programit.

Në daljen e tij të fundit publike, ku foli para të rinjve demokratë, Berisha përdori një gjuhë që nuk thoshte asgjë. Kjo është një pikë e dobët e Berishës, ai bie në qerthullin e asaj që ëndrron më shumë Rama, një luftë brenda vetvetes.

Një pikë tjetër e dobët e Berishës është ajo e gjuhës së tij. Është përdorimi i një gjuhe të vjetëruar, e cila mund të ishte e kuptueshme në vitet 90, por është një gjuhë e cila tashmë është vjetëruar”, analizoi Hila në Komenti i Ditës.